Shefi i rrjetit social Twitter, Jack Dorsey, ka folur rreth bllokimit të llogarisë së ish-presidentit amerikan, Donald Trump, raporton BBC, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas tij, bllokimi i llogarisë ishte gjëja e duhur për ta bërë, por që ka pranuar se ky vendim përbën shembull të rrezikshëm.
“Twitter është përballur me rrethana të jashtëzakonshme, duke na detyruar të gjithëve që të fokusohemi në veprimet tona për siguri publike”, tha Dorsey.
Twitter ka fshirë llogarinë e Trumpit javën e kaluar, duke cituar rrezikun e dhunës në të ardhmen, pas sulmit në Kongres nga mbështetësit e presidentit.
Dorsey ka thënë se çdo sulm që ndodh jashtë, si pasojë e gjuhës online “është ajo që ka të bëjë me politikat tona”.
Megjithatë, ai ka thënë se bllokimi i Trumpit përbën shembull, që sipas tij është i rrezikshëm, rreth “fuqisë së një individi apo një koorporate që ka në sferën publike globale”.
Trump ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Twitter përgjatë presidencës së tij për të folur drejtpërdrejt me më shumë se 88 milionë mbështetës./Gazeta Sinjali/