image Presidenca: Serbia mban përgjegjësi të plotë për çdo tejkalim të situatës - Sinjali

Presidenca: Serbia mban përgjegjësi të plotë për çdo tejkalim të situatës

news image

Sot janë shënuar dy sulme në komunat me shumicë serbe, shkruan Gazeta Sinjali. Në Zubin Potok janë djegur zyret në Qendrën e Regjistrimit Civil, ndërsa në zyret në Zveçan është gjetur eksploziv i pashpërthyer.

E pas këtyre sulmeve ka reaguar edhe shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela.

Ai ka thënë që Serbia mbanë përgjegjësi për çdo tejkalim të situatës në veri.

“Strategjia e Serbisë është që t’i rrisë tensionet çdo ditë në mënyrë që t’i provokojë institucionet e Kosovës. Grupet kriminale të Vuçiqit dhe strukturat ilegale kanë djegur zyret e qendrës për regjistrimin e automjeteve. Beogradi mbanë përgjegjësi të plotë për çdo eskalim të situatës.”, ka shkruar Vela.

Sot është dita e gjashtë që protestuesit serbë kanë barrikaduar pikëkalimin kufitar në Jarinje dhe Bërnjak, pasi u vendos reciprociteti për targat ndaj të gjitha automjeteve që hyjnë nga Serbia në Kosovë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin