Gjatë ditës së djeshme, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq doli me një video së bashku me babain e tij, teksa foli sërish për spekulimet se ish-gazetari kosovar i cili për vite me radhë jetoi e veproi në Beograd, Fahri Musliu është babai i tij.
Pas kësaj videojeje, këtij debati i është futur edhe shefi i stafit të presidnetes Vjosa Osmani, Blerim Vela.
Vela e ka ngacmuar Vuçiqin të cilit i tha se duhet ta bëjë testin e poligrafit dhe analizat e ADN-së, së bashku me Fahri Musliun.
“Aco, është e kotë pa poligraf dhe analiza të ADN-së. Ti dhe Fahriu bashkë”, ka shkruar Vela.