Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar sot flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ngritur më 8 nëntor, në nderim të tij, në Njësitin mbështetës të ShBA-së, në Film City Prishtinë.
Këtë flamur kryeministrit Kurtit ia dorëzoi gjatë një takimi, shefi i Stafit të KFOR-it gjeneral, brigadierin e Ushtrisë Amerikane në Kosovë, Larry Henry, me rastin e përfundimit të shërbimit të këtij të fundit në Kosovë.
Flamuri shoqërohet me përshkrimin:
“Ndriçuar në errësirë nga drita e drejtësisë, ky flamur dëshmon sakrificën dhe guximin e atyre burrave dhe grave në luftë me forcat armike që kërcënojnë lirinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe botës”.
Kurti shprehu mirënjohjen për kontributin e gjeneral brigadierit Henry gjatë shërbimit të tij dhe për rolin e rëndësishëm të SHBA-së në ruajtjen e sigurisë në Kosovë.
Në takim u bisedua edhe mbi gjendjen aktuale të sigurisë në vend, që është prioritet i përbashkët i institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it./Gazeta Sinjali/