Shefi i stafit të ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiut, Blerim Sallahu thotë se Gjykata Kushtetuese nuk është autoriteti përfundimtar për interpretimin e balancimin e vullnetit politik.
Përmes një shkrimi në Facebook, Sallahu ka thënë se detyrë e saj është vetëm interpretimi përfundimtar i Kushtetutës së Kosovës.
Sallahu thotë se Gjykata Kushtetuese nuk ushtron pushtetin legjislativ për amendamentim të Kushtetutës në kuptim të krijimit të afateve për zgjedhjen e qeverisë.
“Gjykata Kushtetuese ka afat ligjor për të nxjerrë aktgjykim, por nuk ka asnjë bazë kushtetuese për të krijuar afat për krijimin e qeverisë së re sepse ai afat nuk ekziston, nuk është i shkruar si normë kushtetuese. Ajo që nuk është e shkruar duhet të krijohet përmes organit legjislativ, e tek atëherë duhet interpretohet. Gjykata Kushtetuese, ka rastin unik për të dëshmuar autoritetin e saj të lartë para qytetarëve dhe opinionit ndërkombëtarë. Ata duhet të jenë vetëm në mbrojtje të rendit kushtetues”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/