Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim shefin e OSBE-së në Kosovë, Jean Braathu.
Me këtë rast, ministri Abdixhiku shpalosi prioritetet kryesore të ministrisë që ai udhëheqë, duke theksuar vendosmërinë për transparencë të plotë në proceset e ministrisë.
Ai tha se janë duke rishikuar dinamikën e të gjitha projekteve që ende nuk kanë përfunduar, me qëllim të përmbylljes së tyre sa më shpejtë, në mënyrë sa më të suksesshme.
Braathu, në anën tjetër, tregoi për të gjitha projektet e përbashkëta, në të cilat OSBE është pjesëmarrëse dhe tha se është i hapur për çfarëdo ndihme që ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit mund të ketë, në realizimin e projekteve të duhura për vendin./Gazeta Sinjali/