image Shefi i OKB ka ngre alarmin se lufta mund të sjellë valë të paprecedentë urie dhe mjerimi

Botë

Shefi i OKB ka ngre alarmin se lufta mund të sjellë valë të paprecedentë urie dhe mjerimi

news image

Shefi i OKB-së, Antonio Guterres ka thënë se pasojat për botën e pushtimit rus ndaj Ukrainës po përkeqësohet, dhe se kanë prekur 1.6 miliardë njerëz.

“Ndikimi i luftës në sigurinë ushqimore, energjinë dhe financat është sistematik, i rëndë dhe i përshpejtuar,” thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së teksa paraqet raportin e dytë të OKB-së për pasojat e konfliktit.

“Lufta kërcënon të lëshojë një valë të paprecedentë urie dhe mjerimi, duke sjellë kaos social dhe ekonomik pas saj”, ka theksuar Guterres.

Ndërsa kriza e këtij viti duket se ka të bëjë me mungesën e aksesit në ushqim, kriza e vitit të ardhshëm mund të jetë për mungesën e vetë ushqimit, paralajmëron ai.

Ai ka thënë gjithashtu se ka vetëm një mënyrë për të ndaluar këtë, pushtimi rus i Ukrainës duhet të përfundojë.

“Ka vetëm një mënyrë për të ndaluar këtë, pushtimi rus i Ukrainës duhet të përfundojë”, theksoi shefi i OKB. /abcnews.al

/GazetaSinjali/