image Shefi i OBSH-së paralajmëron: Historia na tregon se COVID-19 nuk do të jetë pandemia e fundit

Botë

Shefi i OBSH-së paralajmëron: Historia na tregon se COVID-19 nuk do të jetë pandemia e fundit

news image

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha për koronavirusin se historia na tregon se kjo nuk do të jetë pandemia e fundit, transmeton Gazeta Sinjali.

Këtë deklaratë e bëri gjatë një fjalimi virtual në Ditën Ndërkombëtare të Gatishmërisë për Epideminë, e cila do të mbahet çdo vit nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

“Në 12 muajt e fundit, bota jonë është kthyer përmbys”, shtoi ai.

“Ndikimet e pandemisë shkojnë shumë përtej vetë sëmundjes, me pasoja të mëdha për shoqëritë dhe ekonomitë. Historia na tregon se kjo nuk do të jetë pandemia e fundit”, përfundoi ai.

/Gazeta Sinjali/