image OBSh - vendeve të G7-ës: Vaksinat na duhen tani, jo vitin e ardhshëm

Botë

OBSh – vendeve të G7-ës: Vaksinat na duhen tani, jo vitin e ardhshëm

news image

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se nuk mjafton vetëm zotimi i shteteve të G7 për të ndarë një miliard doza për shtetet më të varfra, sepse COVID-19 është duke lëvizur më shpejt se vaksinimi kundër kësaj sëmundjeje.

Drejtori i përgjithshëm i OBSh-së, organizatë e cila e udhëheq luftën kundër pandemisë në nivel botëror, në lidhje me zotimet e liderëve të grupit G7, u ka thënë gazetarëve se vaksinat duhen tani, sepse virusi është duke u përhapur shpejt.

“Kjo është një ndihmë e madhe, por na duhen më shumë (vaksina) dhe na duhen më shpejt. Tash për tash, virusi është duke lëvizur më shpejt se shpërndarja globale e vaksinave. Më shumë se 10 mijë njerëz po vdesin për çdo ditë. Këto komunitete kanë nevojë për vaksina dhe ata kanë nevojë për to tani, jo vitin e ardhshëm”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Udhëheqësit globalë shëndetësorë gjithashtu paralajmëruan se zotimi i vendeve të zhvilluara për vaksina përbën një shifër të vogël dhe të vonshme, sepse bota ka nevojë për 11 miliardë doza, shkruan The Guardian, përcjell Gazeta Sinjali.

Vendeve më të fuqishme në botë, gjatë samitit të G7, që u mbajt gjatë fundjavës në Britani, u zotua për dhurimin e më shumë se një miliard dozave të vaksinave antiCOVID për vendet e varfra./Gazeta Sinjali/