Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha për koronavirusin se historia na tregon se kjo nuk do të jetë pandemia e fundit, transmeton Gazeta Sinjali.
Këtë deklaratë e bëri gjatë një fjalimi virtual në Ditën Ndërkombëtare të Gatishmërisë për Epideminë, e cila do të mbahet çdo vit nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
“Në 12 muajt e fundit, bota jonë është kthyer përmbys”, shtoi ai.
“Ndikimet e pandemisë shkojnë shumë përtej vetë sëmundjes, me pasoja të mëdha për shoqëritë dhe ekonomitë. Historia na tregon se kjo nuk do të jetë pandemia e fundit”, përfundoi ai.