image Shefi i mjekësisë ligjore në Hamburg: Asnjë i infektuar nga koronavirusi s'ka vdekur pa sëmundje shoqëruese

Botë

Gjermani/ Shefi i mjekësisë ligjore në Hamburg: Asnjë i infektuar nga koronavirusi s’ka vdekur pa sëmundje shoqëruese

news image

Shefi i mjekësisë ligjore në Hamburg të Gjermanisë ka dhënë detaje interesante rreth viktimave në landin e tij.

Sipas Prof. Klaus Püschel, asnjë nga viktimat e shënuara deri më tani në Hamburg nuk ka vdekur pa pasur sëmundje shoqëruese.

Püschel thotë se viktimat e derimëtanishme vuanin nga kanceri, sëmundje pulmonale kronike apo ishte duhanpirës të fortë, diabet, sëmundje vasko-koronale.

Pra sipas tij koronavirusi te pacientët ka vepruar si pika fundit në një shishe të mbushur plot teksa kërkon të qetësojë gjermanët duke i apeluar të mos kenë frikë pasi kjo e fundit është vërtet e dëmshme.

Profesori gjerman shprehet i sigurt se kjo pandemi do të kalojë dhe frika qëndron vetëm pasi nuk ka vaksinë. /Gazeta Sinjali/