image Shefi i kabinetit të Konjufcës: Arben Gashi më shau e m’u vërsul

Politikë

Shefi i kabinetit të Konjufcës: Arben Gashi më shau e m’u vërsul

news image

Ilir Kërçeli, i cili është shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, ka thënë se është sharë e ka pasur tentim edhe për sulm fizik nga shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Kërçeli tha se gjatë gjithë kësaj kohe ishte i heshtur, ndërsa Gashi ka tentuar që ta sulmojë fizikisht.

“Prej meje s’ka pasur përpalje, unë vetëm kam hesht. Më është vërusl dhe më ka sha”, tha Kërçeli për KlanKosovën.

Përplasja mes Kërçelit dhe Gashit bëri që të dështojë mbledhja e Kryesisë së Kuvendit./GazetaSinjali/