image Shefi i EULEX-it: Zgjedhjet në veri nuk janë zgjidhje afatgjatë

Siguri

Shefi i EULEX-it: Zgjedhjet në veri nuk janë zgjidhje afatgjatë

news image

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka bërë thirrje për veprim të qetë dhe të matur për të shmangur dhunën dhe kërcënimet e mëtejshme, pas përleshjeve të djeshme në komunën e Zveçanit mes serbëve lokalë dhe Policisë së Kosovë para objektit komunal.

Wigemark theksoi nevojën për de-përshkallëzimin dhe theksoi se zgjedhjet e fundit, megjithëse u zhvilluan pa probleme, përfaqësonin vetëm një pjesë të vogël të popullsisë në veri të Kosovës dhe nuk ishin një zgjidhje afatgjatë.

“Do t’i bëjmë thirrje të gjithëve që të veprojnë në mënyrë të matur në mënyrë të qetë për të shmangur çdo kërcënim të dhunës dhe për të deskaluar situatën që fatkeqësisht dje doli jashtë kontrollit”, – tha Wigemark për Deutsche Welle.

“Mendoj se ne si Bashkimi Evropian dhe që u rideklarua dje, kemi thënë se zgjedhjet e fundit u zhvilluan në rregull, por përfaqësojnë vetëm një pjesë shumë të vogël të popullsisë në verilindje të Kosovës. Kjo nuk është një zgjidhje afatgjatë. Zgjidhja afatgjatë mund të gjendet vetëm në një dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Këtu përfshihet edhe popullata lokale, serbët e Kosovës”, – tha ai.

Wigemark theksoi se një zgjidhje e qëndrueshme mund të arrihet vetëm përmes një dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfshijë popullatën lokale, veçanërisht serbët e Kosovës. Më tej ai u shpreh se trajtimi i serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera të tjera po monitorohet nga afër për të siguruar trajtim të barabartë.

“Sigurisht që ne këtë pjesë e konsiderojmë të Kosovës, por e rëndësishme është që në gjitha pjesët e Kosovës njerëzit të ndjejnë se të drejtat e tyre demokratike dhe njerëzore respektohen”, – tha Lars-Gunnar Wigemark.

Rreth zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të KosovësDeklaratat e Wigemark vijnë në mes të tensioneve në rritje në pjesën veriore të Kosovës, ku gjatë ditës së premte pati përleshje midis forcave të sigurisë dhe serbëve lokalë pas përpjekjve të kryetarëve të rinj të komunave veriore për të hyrë në objektet komunale.

Situata ka ngritur shqetësime te aleatët e Kosovës, me frikën se përshkallëzimi aktual mund të çojë në dhunë dhe paqëndrueshmëri të mëtejshme në rajon.

Komuniteti ndërkombëtar në përgjithësi dhe Shtetet e Bashkuara në veçanti dënuan ashpër veprimet e qeverisë Kurti me sekretarin Blinken që i bëri thirrje kryeministrit Kurti t’i ndalojë menjëherë “masat e dhunshme”.

“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e lehtësuar nga BE.” – u shpreh ai.

/GazetaSinjali/