image Shefi i EULEX-it: Mbetemi të përkushtuar për drejtësi në Kosovë

Kosovë

Shefi i EULEX-it: Mbetemi të përkushtuar për drejtësi në Kosovë

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pajtuar për zgjatje teknike njëvjeçare të mandatit të misionit të EULEX-it me një letërkëmbim me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrell

Shefi i EULEx-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka mirëpritur vazhdimin e mandatit të këtij misioni.

“Mirëpres shkëmbimin e letrave në mes të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Shefit të Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell përmes së cilave është arritur pajtueshmëria për shtyrjen e mandati edhe për një vit të Misionit të EULEX në Kosovë gjatë Covid-19. Mbetemi plotësisht të përkushtuar në partneritetin tonë për drejtësi me të gjitha palët në Kosovë në këtë kohë kritike”, ka shkruar Wigemark.

Mandati i EULEX-it është negociuar çdo dy vjet dhe gradualisht është zvogëluar mandati dhe janë bartur kompetencat tek organet vendore.

Misioni i EULEX-it është t’i asistojë autoritetet e Kosovës në ngritjen e institucioneve të qëndrueshme dhe të pavarura të sundimit të ligjit. /GazetaSinjali/