image Shefi i EULEX-it lavdëron Hotin që udhëtoi me klasin ekonomik për në Vjenë

Politikë

Shefi i EULEX-it lavdëron Hotin që udhëtoi me klasin ekonomik për në Vjenë

news image

Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka duartrokitur faktin që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka udhëtuar për në Vjenë me klasën ekonomike, shkruan Gazeta Sinjali.

Lars – Gunnar Wigermark ka thënë se për këtë veprim “ia heq kapelën” Hotit.

Shefi i EULEX-it ka pyetur se sa kryeministra të tjerë të Ballkanit Perëndimor do të kursenin paratë e taksapaguesve në këtë mënyrë.

“‘E heq kapelën’ për kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, i cili sot udhëtoi me pjesën tjetër të klasës ekonomike nga Prishtina për në Vjenë dhe më pas nga Vjena në[ Bruksel. Sa kryeministra të tjerë të Ballkanit Perëndimor do të kursenin paratë e taksapaguesve në një mënyrë të tillë?”, ka shkruar ai në Twitter./Gazeta Sinjali/

https://twitter.com/LarsGWigemark/status/1283127822538739714/photo/1