Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX, Lars-Gunnar Wigemark, i shoqëruar nga shefi i Shtyllës së monitorimit, Benny Jensen dhe këshilltarja për të Drejtat e Njeriut në këtë mision, Valentina Vitali.
Zyra e Kryprokurorit të Shtetit njofton se është diskutuar lidhur me çështjet që përfshijnë fushën e sundimit të ligjit, me theks të veçantë identifikimin dhe tejkalimin e sfidave të përbashkëta, avancimin e bashkëpunimit në funksion të konsolidimit të një sistemi të drejtë ligjor, të arriturat dhe vështirësitë në trajtimin e rasteve të ndryshme penale që monitorohen nga misioni i EULEX-it, si dhe shkëmbimin e pikëpamjeve për reformat ligjore, veçmas për hyrjen në fuqi të Kodit të Ri të Procedurës Penale.
U.D. Kryeprokurori Kelmendi e vlerësoi jashtëzakonisht të domosdoshme mbështetjen dhe ekspertizën e EULEX-it në ngritjen e efikasitetit gjatë trajtimit të rasteve të ndryshme penale.
Kelmendi shprehi gatishmërinë institucionale për t’i adresuar të gjitha rekomandimet që dalin nga raporti monitorues i EULEX-it lidhur me punën e Prokurorit të Shtetit, me këtë rast, ka çmuar lartë procesin e monitorimit të rasteve të ndryshme penale, duke ndikuar kështu pozitivisht në avancimin e punës profesionale të prokurorëve të shtetit.
Në fund, të dy bashkëbiseduesit e kanë vlerësuar këtë takim mjaftë të dobishme dhe produktiv si dhe shprehen gatishmërinë e ndërsjellë për thellimin e bashkëpunimit institucional edhe në të ardhmen.