Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka bërë thirrje që mediat në Kosovë të gëzojnë siguri dhe i ka ftuar institucionet shtetërore që të përmirësojnë reagimet ndaj sulmeve ndaj gazetarëve dhe punonjësve tjerë në media.
Szunyog, gjithashtu ka përgëzuar Kosovën për gatishmërinë që t’i pranojë gazetarët ukrainas.
“Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, dua të përgëzoj Kosovën për gatishmërinë e saj për të pritur gazetarë ukrainas dhe Asociacionin e Gazetarëve për mbrojtjen e medias dhe lirisë së shprehjes. Mediat duhet të gëzojnë sigurinë dhe u bëj thirrje institucioneve të Kosovës përmirësojnë reagimet ndaj sulmeve ndaj mediave”, ka shkruar ai.