Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka njoftuar se ka takuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Përmes një statusi në Twitter, Szunyog bëri të ditur se me kreun e LDK-së ka biseduar për situatën në veri dhe përleshjen e fundit në Kuvend mes pushtetit dhe opozitës.
Szunyog deklaroi se zgjidhja e sfidave aktuale kërkon angazhim konstruktiv dhe konsensus politik të të gjithëve.
“Sot në mëngjes me Lumir Abdixhikun e LDK-së kemi shkëmbyer mendime për zhvillimet e fundit politike, ngjarjet e fundit në Kuvend dhe situatën në veri. Për të adresuar sfidat aktuale nevojitet angazhim konstruktiv dhe konsensus politik nga të gjithë”, ka shkruar Szunyog.
This morning with Mr @LumirAbdixhiku of @LDKzyrtare we exchanged views on latest political developments, recent events in the Assembly and the situation in the north. Constructive engagement and political consensus from all is needed to address the current challenges. pic.twitter.com/3JWa4HnrkL
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) July 25, 2023