image Shefi i BE-së në Serbi për muralet e Mlladiq: Kriminelët e luftës s’duhet të lartësohen

Rajon

Shefi i BE-së në Serbi për muralet e Mlladiq: Kriminelët e luftës s’duhet të lartësohen

news image

Shefi i Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret, ka thënë se BE-ja ka qëndrim të qartë se kriminelët e luftës s’duhet të lartësohen ose të mohohen.

Këtë ai e deklaroi në takimin që pati me ministrin e Brendshëm, Aleksander Vulin.

Vulin dhe Giaufret diskutuan mbi ndodhitë e ditëve të fundit, ku shefi i BE-së në Serbi i ka thënë atij qartë se duhet të përmbahen nga lartësimi i kriminelëve të luftës dhe nga mohimi i krimeve të luftës për të promovuar pajtimin, shkruan rs.n1info.

Bashkimi Evropian ka një qëndrim të qartë dhe të vendosur për nevojën për të kapërcyer në mënyrë efektive trashëgiminë e së kaluarës, për t’u përmbajtur nga lavdërimi i kriminelëve të luftës dhe mohimi i krimeve të luftës, si dhe puna për të inkurajuar pajtimin” citohet të ketë thënë Giaufret.

Zyrtari evropian ia kujtoi poashtu se organizatat joqeveritare dhe organizatat që angazhohen për të drejtat e njeriut luajnë rol në ngritjen e vetëdijes së të drejtave civile dhe politike, dhe ato duhet të lejohen të punojnë pa u penguar.

Ndërsa, Vulin përsëriti deklaratat e mëparshme se policia mbrojti sigurinë e të gjithë njerëzve që morën pjesë në protestë, pavarësisht nëse ata ishin në favor të heqjes së muralit të diskutueshëm apo jo. /GazetaSinjali/