Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, sot ka zhvilluar një varg vizitash me përfaqësuesit lokal të Janjevës, raporton Gazeta Sinjali.
Ai ka inspektuar projektet e financuara nga BE-ja, të cilat kanë ndikuar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Janjevë të Lipjanit.
Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Ulrika Richardson, koordinatore e OKB-së për zhvillim në Kosovë, Maria Suokko, përfaqësuese rezidente e UNDP-së në Kosovë, Liburn Aliu, ministër i Infrastrukturës, kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti dhe përfaqësues të tjerë të BE-së./GazetaSinjali/