image Shefi i BB-së në Kosovë: Kosova ka nevojë për një rritje më të shpejtë ekonomike

Prodhime Vendore

Shefi i BB-së në Kosovë: Kosova ka nevojë për një rritje më të shpejtë ekonomike

news image

Bruto Produkti Vendor i Kosovës për kokë banori është përmirësuar dhjetëfish, nga 400 dollarë në vitet 1990-ta në më shumë se 4,000 dollarë sot, theksoi Massimiliano Paolucci, menaxher i Bankës Botërore për Kosovën.

Më tej ai tha se është ende vetëm 12 për qind e mesatares së shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, ose 20 për qind e asaj të shteteve që aspiron të arrijë.  Ndërkaq me ritmet aktuale të rritjes ekonomike do të duhen rreth 30 vjet për të arritur të ardhurat e homologëve të saj aspirues (Letonia, Estonia, Lituania, Republika Çeke dhe Sllovenia).

“Kosova ka nevojë për një rritje më të shpejtë dhe për ta bërë këtë duhet të krijojë vende pune më cilësore dhe të përmirësojë nivelet e konkurrencës “, tha Paolucci.

Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën këto deklarime i bëri gjatë prezantimit të konceptit të Kornizës së re të partneritetit Grupit të Bankës Botërore me Kosovën, për periudhën 2023-2027.

/GazetaSinjali/