Në Rusi një punonjës i pakënaqur, i vuri zjarrin supermarketit ku punonte, pasi shefi e hoqi nga puna.
Sipas raportimeve lokale, Alexander Schnaider, 33 vjeç, ngatërronte etiketat e çmimeve të artikujve në supermarketin ku ai punonte në Tomsk, Rusi.
Për të treguar zemërimin dhe padrejtësinë që iu bë sipas 33-vjeçarit, ai lagu me alkool një kuti me fishekzjarrë, e më pas i vuri flakën.