Të paktën tetë njerëz kanë vdekur sot nga një zjarr që “gëlltiti” të paktën 35 anije të ankoruara përgjatë lumit Tenesi, sipas shefit të zjarrit të Scottsboro, Gene Necklaus.
Ai tha se të tetë personat që konsideroheshin të zhdukur kanë humbur jetën dhe se bilanci i viktimave mund të jetë më i lartë pasi nuk dihet se sa njerëz ishin në rrënojat, raporton AP.
Sipas tij, shumica e anijeve u përdorën për strehim, dhe një zjarr shpërtheu pas mesnatës kur njerëzit po flinin. /Gazeta Sinjali/