image ShBA zbulon planet e pushtimit: Rusia po tenton ta rrethojë këtë qytet të Ukrainës

Botë

ShBA zbulon planet e pushtimit: Rusia po tenton ta rrethojë këtë qytet të Ukrainës

news image

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken bëri të ditur se “të gjitha provat sugjerojnë se Rusia synon të rrethojë dhe kërcënojë Kievin, dhe ne besojmë se Moska ka zhvilluar plane për të shkaktuar abuzime të gjera të të drejtave të njeriut – dhe potencialisht më keq – ndaj popullit ukrainas”.

Diplomati i lartë amerikan nuk shtjelloi se çfarë veprimi “potencialisht më të keq” mund të shkaktojë Moska ndaj popullit të Ukrainës në komentet e tij në një takim të posaçëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), raporton CNN.

Veprimet e Rusisë janë fyerje për demokracinë, për të drejtat e njeriut, për mirësjelljen njerëzore”, sipas një transkripti të vërejtjeve të Blinken të dorëzuar më herët gjatë ditës së enjte.

“Për muaj të tërë, Rusia po thirret në diplomaci, ndërsa këmbëngul se nuk kishte asnjë qëllim për të pushtuar Ukrainën. Gjatë gjithë kohës, Kremlini ka përgatitur këtë sulm gjakftohtë, përmasat e të cilit nuk janë parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Anëtarët e kësaj organizate dhe i gjithë komuniteti ndërkombëtar tani e shohin qartë braktisjen dhe abdikimin e plotë të Rusisë nga angazhimet që ajo bëri ndaj botës – dhe ne nuk do ta harrojmë kurrë”, tha Blinken.

Rusia dhe Ukraina janë të dyja shtete pjesëmarrëse në OSBE.

/GazetaSinjali/