image SHBA vret liderin e ushtrisë iraniane, menjëherë kërcënohet SHBA-ja: Prisni hakmarrje të ashpër

Botë

Botë/ SHBA vret liderin e ushtrisë iraniane, menjëherë kërcënohet SHBA-ja: Prisni hakmarrje të ashpër

news image

Një prej liderëve kryesorë të ushtrisë së Iranit, Qassem Soleimani, është vrarë gjatë një sulmi ajror me dron të urdhëruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka konfirmuar të enjten në mbrëmje Pentagoni. Soleimani u godit në aeroportin e Bagdadit në Irak, qytet ku ka pasur së fundmi protesta të forta anti-amerikane.

Ka qenë vetë presidenti Donald Trump që ka urdhëruar vrasjen e Soleimani, ndërkohë që në profilin në “Tëitter” ka publikuar një foto të flamurit amerikan.

Gjenerali Qassem Soleimani ishte Komandanti i Forcës Jerusalemi (Al-Quds), pjesë e Ushtrisë së Gardës Revolucionare të Iranit. Vrasja e tij nga shumë ekspertë po konsiderohet si momenti më delikat në Lindjen e Mesme që pas Luftës së Irakut.

Lideri supreme i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei deklaroi pas sulmit se “hakmarrja e ashpër i pret kriminelët”, ndërsa ministri i Jashtëm, Javad Zarif, e quajti verpimin e SHBA-së si “akt të terrorizmit ndërkombëtar”.

Përgjigja e Uashingtonit erdhi pas sulmeve të bëra ditët e fundit ndaj Ambasadës Amerikane në Baghdad, të cilat mendohet se janë nxitur nga forcat iraniane