image SHBA: Vrau kolegun në orarin e punës, 48-vjeçari shqiptar dënohet me burgim të përjetshëm

Botë

SHBA: Vrau kolegun në orarin e punës, 48-vjeçari shqiptar dënohet me burgim të përjetshëm

news image

Një 48-vjeçar shqiptar është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi u shpall fajtor për vrasjen e një kolegu të tij në gusht të vitit 2020, në Oakland Country, në Michigan të SHBA-ve.

Astrit Bushi, është shpallur fajtor për vrasje të shkallës së parë ndaj  49-vjeçarit Grgory Lanier Robertson, nga Pontiac.

Ngjarja ka ndodhur më 11 gusht të vitit të kaluar, rreth orës 1:30, ku policia e zonës mori raportimin për vrasjen e 49-vjeçarit.

Bushi është gjetur në këmbë pranë viktimës dhe është arrestuar menjëherë.

/GazetaSinjali/