Guvernatori i shtetit amerikan të Xhorxhisë, Brian Kemp, miratoi vendosjen e deri në 3 mijë trupave, anëtarë të Gardës Kombëtare, për shkak të protestave.
Kjo protestë është bërë e madhe dhe qytetarët po u vënë flakën gjësendeve para rajoneve policore, për shkak të vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd, në Minesota dhe Ahmund Arberi në Xhorxhia.
Kemp shpalli një gjendje të jashtëzakonshme të premten në mbrëmje për Qarkun Fultin, i cili mbulon pjesën më të madhe të Atlanta, dhe natën e kaluar e zgjati urdhrin në të gjithë shtetin federal, transmeton US News./ Gazeta Sinjali/