image Vazhdojnë përpjekjet e pastrimit në zonat e goditura nga tornadot në ShBA

Botë

Vazhdojnë përpjekjet e pastrimit në zonat e goditura nga tornadot në ShBA

news image

Po vazhdojnë përpjekjet e pastrimit dhe rimëkëmbjes pasi mbi 20 tornado shkatërruan një numër qytetesh në gjashtë shtete amerikane. Autoritetet thonë se tornadot kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 70 personave.

Shkatërrim e me dhjetra të vdekur kanë lënë pas tornadot që goditën 6 shtete amerikane.

“Kjo ka të ngjarë të jetë një nga valët më të fuqishme të tornadove në historinë e vendit. Ne do ta kalojmë këtë situatë së bashku dhe qeveria federale nuk do të braktisë komunitet e rajoneve të goditura”, tha Presidenti Biden.

Pjesa më e madhe e qytetit të vogël të Mejfildit në Kentaki është shkatërruar nga stuhitë e fuqishme.

“Gjithë qyteti ynë duket thjesht si një zonë e shkatërruar. Kemi marrë ndihmën më të jashtëzakonshme nga ekipet e emergjencës, të cilat po bëjnë një punë shumë të mirë”, tha kryebashkiakja e qytetit të Mejfildit, Kathy O’nan.

Ndërtesa, ku më parë Myna Smith trajtonte pacientët e saj, është dëmtuar rëndë.

Tornado shkatërruese në SHBA - Albinfo

Pacientët prisnin në këtë hapësirë”, thotë ajo.

Tani, klinika e saj e shëndetit mendor është shkatërruar nga tornadot.

Një fabrikë e prodhimit të qirinjve është shkatërruar dhe ekziston frika që 110 punëtorë ndodheshin brenda saj kur ajo u godit nga stuhia.

Dhjetëra viktima e të zhdukur nga tornado shkatërruese në SHBA - Gazeta  Express

Pamjet e filmuara me një dron tregojnë nivelin e shkatërrimit në Boulin Grin të Kentakit, pas goditjes nga një tornado me erëra që arritën shpejtësinë prej 240 kilometrash në orë.

Dëme të mëdha dhe viktima ka patur edhe në shtetin e Arkansasit, raporton VOA./GazetaSinjali/