Sot Kosova feston 13 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka uruar popullin shqiptar për këtë ditë, duke garantuar se partneriteti SHBA-Kosovë mbetet i palëkundur.
“Teksa festojmë Ditën e Pavarësisë së Kosovës, partneriteti SHBA-Kosovë mbetet i palëkundshëm. Ne qëndrojmë në krah të popullit të Kosovës, derisa ju ndërtoni një shtëpi të drejtë, paqësore e prosperuese për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në urimin e Ambasadës së SHBA-së./Gazeta Sinjali/