image ShBA: Ukrainën e presin ditë të vështira

Botë

ShBA: Ukrainën e presin ditë të vështira

news image

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shteteve të Bashkuara, Jake Sullivan, tha do të ketë “ditë të vështira” me të cilat do të përballet Ukraina në vijim.

Sullivan foli me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, para se presidenti amerikan, Joe Biden, të niset për në Bruksel të mërkurën.

ShBA-ja dhe aleatët do të prezantojnë paketa të reja të sanksioneve kundër Rusisë të enjten, kur presidenti të mbajë bisedime, tha Sullivan.

Sullivan tha po ashtu se ShBA-ja nuk ka parë asnjë dëshmi se Kina po i ofron armë Rusisë, raporton REL.

Nga Brukseli, Biden do të udhëtojë në Varshavë të Polonisë, që gjendet në kufi me Ukrainën.

/GazetaSinjali/