Ukraina është gati të rimarrë disa qytete dhe forcat e Putinit janë ende të bllokuara jashtë Kievit me prova në rritje se pushtimi i tyre ishte planifikuar keq.
Trupat ruse në Ukrainë u mungojnë veshjet e duhura për motin e ftohtë dhe disa janë nxjerrë nga lufta për shkak të ngricave, zbuloi të martën një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane, shkruan dailymail.
Zyrtari e përmendi atë si një shembull tjetër se si Moska kishte dështuar të përgatitej siç duhet për pushtimin e Ukrainës, së bashku me mungesën e vazhdueshme të karburantit, municionit dhe ushqimit.
Gati një muaj pas luftës, trupat ruse nuk kanë arritur të kapin një qytet të vetëm të madh dhe përparimi i tyre është ndalur pothuajse në të gjitha frontet nga mbrojtja e vendosur ukrainase.
Tani forcat ukrainase po përgatiten të rimarrin territorin e pushtuar ndërsa forcat ruse luftojnë me moralin në rënie, sipas vlerësimeve të fundit të Pentagonit.
Një zyrtar i lartë u pyet për problemet logjistike gjatë një konference të martën.
“Ne morëm disa indikacione se disa nga ushtarët e tyre po vuajnë nga ngricat sepse atyre u mungonte pajisjet e përshtatshme të motit të ftohtë për mjedisin ku ndodhen… që nuk kanë – përveç ushqimit dhe karburantit – as në për sa i përket pajisjeve personale për disa nga trupat e tyre ata kanë probleme”, tha zyrtari.
“Ata kanë probleme dhe ne morëm indikacione se disa trupa në fakt kanë vuajtur dhe janë nxjerrë nga lufta për shkak të ngricave“, vazhdoi ai.
“Pra, po, ata kanë probleme të vazhdueshme logjistike dhe të mbështetjes“, tha zyrtari.
Kjo përfshin mungesën e municioneve të drejtuara, shtoi ai.