image ShBA thirrje Berishës: Tërhiquni ose do të mbani përgjegjësi

Shqipëri

ShBA thirrje Berishës: Tërhiquni ose do të mbani përgjegjësi

news image

Ambasadorja e ShBA-së në Tiranë Yuri Kim u ka bërë thirrje organizatorëve të protestës së sotme përpara selisë së PD-së, që të tërhiqen nga dhuna ose do të mbajnë përgjegjësi.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuar me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit“.

U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbajnë përgjegjësi” shkruan Yuri Kim.

Protesta është thirrur nga Sali Berisha, raporton abcnews.al./GazetaSinjali/