Administrata amerikane do të njoftojë këtë javë qëllimin e saj për të tërhequr rreth 4.000 ushtarë nga Afganistani, njoftuan mediat amerikane.
Bisedimet mes SHBA-së dhe talebanëve kanë rifilluar para një jave në Katar, por u ndërprenë pas një sulmi pranë bazës ajrore amerikane të Bagramit në Afganistan, që shkaktoi dy të vdekur dhe dhjetëra të plagosur mes civilëve.
Rreth 13.000 ushtarë amerikanë janë vendosur aktualisht në Afganistan, 18 vjet pas fillimit të ndërhyrjes amerikane, disa javë pas atentateve të 11 shtatorit 2001 për rrëzimin e regjimit të talebanëve.
Duke cituar tre ish-zyrtarë amerikan, NBC konfirmoi se administrata Trump kishte si qëllim të njoftonte tërheqjen e 4.000 ushtarëve nga Afganistani./Gazeta Sinjali/