image SHBA-të të gatshme për bisedime serioze me Iranin

Botë

Botë/ SHBA-të të gatshme për bisedime serioze me Iranin

news image

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se “janë të gatshme” të angazhohen pa parakushte në negociata serioze me Iranin.

Ky zotim vjen pasi SHBA-ja vrau komandantin ushtarak të Iranit, Qassem Soleimanin, më 3 janar, teksa Irani u përgjigj me sulme në bazat amerikane në Irak, këtë javë.

Në një letër dërguar Kombeve të Bashkuara, SHBA-ja tha se vrasja e Soleimanit ka qenë akt i vetëmbrojtjes. Pasi që më herët, Uashingtoni pati thënë se Soleimani ka planifikuar sulme kundër interesave amerikane para se të vritej.

Në letrën dërguar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ambasadorja amerikane në OKB, Kelly Craft, ka thënë se SHBA-ja është e gatshme të negociojë “me qëllim parandalimin e rrezikimit të mëtejshëm të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”.

Por, ambasadori i Iranit në OKB, Majid Takht Ravanchi, tha se oferta e SHBA-së për bisedime është “e pabesueshme” derisa SHBA-ja vazhdon me sanksione të ashpra kundër ekonomisë së Iranit.