image SHBA: Të dyshuarit e tjerë për Banjskën të ekstradohen në Kosovë

Politikë

SHBA: Të dyshuarit e tjerë për Banjskën të ekstradohen në Kosovë

news image

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar ekstradimin e personave të dyshuar në rastin e Banjskës.

Kështu tha zëvendëspërfaqësuesi i përhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatës e Kombeve të Bashkuara Robert Wood.

“ShBA e dënon sulmin e 24 shtatorit. ishte një akt që vuri në rrezik jetën e qytetarët e Kosovës. Duhet të ketë përgjegjësi të plotë bazuar në ligj”, tha Wood.

Wood tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë ngushtë me BE-në dhe NATO-n për ta deeskaluar situatën.

“Vazhdojmë ta mbështesim dialogun si rruga më e mirë për pajtimin e Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Po ashtu ai theksoi se e ShBA e mirëpresin rritjen e numrit të KFOR-it në veri.

“Kjo prani do të mbahet sa të jetë e nevojshme”, tha zëvedëspërfaqësuesi i ShBA-së në OKB.

Si pasojë e agresionit të Serbisë më 24 shtator, u vra polici Afrim Bunjaku.

Kundërpërgjigja e autoriteteve kosovare ishte e menjëhershme.

Policia arriti t’i eliminojë tre anëtarë të grupit terrorsit serb.

E po ashtu u arrestuan edhe tre persona të tjerë të të njëjtit grup.

https://www.facebook.com/GazetaSinjali/videos/146131251889407/?cft[0]=AZUd46VCwBKkxfjs4lTiaH8_iadctebNwItN-bl7Hmlb4OGxSw6lMLHG68SLv1FYNibX1HlF6WMZUuuAoCxytOri_mzsv4mMpzVGHUb6Sgs_xeP-0ZFbhA-3oKqzGLlj6FtH3BE14qBvOE9KvHig17hLGv_inp56Bauvxfv8XqQzVcCVILg15OgnEePSIJWXTbQ&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/