Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë Veriore, kanë arritur në Suedi këtë të shtunë për të rinisur bisedimet bërthamore me shpresën për arritjen e një marrëveshje të qëndrueshme.
Samiti i fundit mes Trump dhe Kim Jong-un pati përfunduar pa marrëveshje. Që nga atëherë, nuk është shënuar progres edhe pse të dyja palët u deklaruan të gatshme për vazhdimin e negociatave.
Bisedimet e reja vijnë disa ditë pas testimit të një rakete nga Korea Veriore. Raketa u lëshua afër detit ku kishte mundësi që të kalonte territorin e Koresë Veriore.
Korea Veriore e ka të ndaluar përdorimin e raketave balistike nga rezoluta e Këshillit të Sigurisë në Kombet e Bashkuara dhe është nën sanksionet e SHBA-së dhe Britanisë për programin bërthamor.
Bisedimet po zhvillohen në ishullin Lidingo, në periferi të Stokholmit, ku pritet të takohen Përfaësuesi Special i SHBA-së, Stephen Bjegun dhe ai i Koresë së Veriut, Kim Myong Gil.