image SHBA shpall 'non grata' 100 zyrtarë, mes tyre 14 shqiptarë

Politikë

Vendimi/ SHBA shpall ‘non grata’ 100 zyrtarë, mes tyre 14 shqiptarë

news image

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur ‘non grata’ disa zyrtarë të korruptuar në mbarë botën, mes tyre janë deputeti i parlamentit shqiptar, Tom Doshi, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla. Këta zyrtarë, bashkë me falimjarët e tyre (në total 14 persona) u ndalohet hyrja për gjithë jetën në SHBA.

Ajo çfarë bie në sy është se në mbarë botën, SHBA u kanë ndaluar hyrjen 100 personave, ku 14 pre tyre janë shqiptarë, një numër ky tejet i madh për një shtet të vogël si Shqipëria. Zyrtarët e tjerë të korruptuar janë nga vende të botës së tretë, si Zimbabve apo Sudani dhe një rast është nga Rumania.

Sekretari Amerikan i Shtetit, kur ka prova të besueshme për zyrtarë të huaj që kanë kryer korrupsion madhor ka të drejtën të vendosë ndalimin e hyrjes në SHBA në bazë të nenit Nenit 7031 (c). Ai ka të drejtën të vendosë skualifikimin përgjithmonë të zyrtarëve të korruptuar dhe anëtarëve të familjes.

Këtu përfshihen zyrtarë që kërkojnë para në shkëmbim të favoreve shtetërore, ata që ndërhyrje në procese gjyqësore dhe ata ndërhyjnë në procese zgjedhore.

-Më 14 shkurt 2018 iu ndalua hyrja në SHBA, ish-prokurorit Adriatik Llalla, gruas dhe dy fëmijëve të tij. Llalla u larguar nga sistemi i drejtësisë dhe besohet se ka kërkuar azil në Gjermani. Llalla dyshohet se ka përvetësuar prona dhe pasuri të paligjshme sa ishte kryeprokuror.

-Më 16 prill 2018 iu ndalua hyrja në SHBA, Tom Doshit, gruas dhe fëmijëve të tij. Doshi është aktualisht në parlament si deputet i PSD (krahu i djathtë i Ramës). Doshi akuzohet nga SHBA për korrupsion domethënës, por në vendin tonë ai nuk po hetohet.

-Më 30 korrik 2019 iu ndalua hyrja në SHBA, Vangjush Dakos, gruas dhe dy fëmijëve të tij. Dako doli në përgjimet e Bild, duke folur me persona me precedentë kriminalë. Dako dyshohet për korrupsion dhe blerje votash (dosja 339/1).