Administrata e Doland Trump ka vendosur sanksione ndaj degës tregtare të kompanisë ruse të naftës Rosneft, për transportim të naftës së Venezuelës në shkelje të sanksioneve të SHBA, teksa shton presionin për largimin nga pushteti të presidentit Nicolás Maduro
“Si nga ndërmjetësit kryesorë për marrveshjet globale të shitjes e transportit të naftës krudo të Venezuelës, Rosneft Trading po mbështet diktatorin Maduro në shtypjen e popullit të Venezuelës,” tha sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo, duke shtuar se Maduro ka përfituar nga mbështetja dashakeqe e Rusisë, Kubës, Iranit e Kinës.
Një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha dje se masa do të merren “jo vetëm ndaj aseteve të saj në SHBA por në të gjithë botën.
Dega tregtare e saj Rosneft Trading, është me bazë në Zvicër dhe sankisonet amerikane kanë përfshirë kreun e saj Didier Casimiro. Rosneft ende nuk ka komentuar zhvillimin. /Gazeta Sinjali/