image ShBA sanksionon edhe shtatë zyrtarë ballkanas, nuk ka kosovarë

Rajon

ShBA sanksionon edhe shtatë zyrtarë ballkanas, nuk ka kosovarë

news image

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë shpallur non-grata disa personalitete në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovina.

Në listën e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe të Thesarit, nuk ka personalitete nga Kosova dhe Serbia.

DASH në Maqedoninë e Veriut i ka shpallur non-grata ish-kryeministrin e këtij vendi Nikolla Gruevski dhe ish-shefin e Shërbimit Sekret Sasha Mijalkov.

Në arsyetim thuhet se Gruevski dhe Mijalkov e kanë përdorur fuqinë e tyre politike duke u përfshirë në akte korruptive për përfitime personale.

Non-grata është shpall edhe Gordana Tadiq, kryeprokurore e Bosnjë e Hercegovinës.

Tadiq thuhet se e ka përdorur fuqinë e saj për të ndikuar në procese gjyqësore duke i mbrojtur nga ndjekja patronët e saj politikë.

Ndër personalitetet që janë të padëshirueshëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është edhe ish-presidenti i Unionit Serbi dhe Mali i Zi Svetozar Maroviq.

Në listë janë edhe ish-deputeti i Shqipërisë Aqif Rakipi dhe pronari i mediave Ylli Ndroqi.

Ata akuzohen nga DASH si persona të cilët kërcënojnë stabilitetin e Shqipërisë përmes korrupsionit, aktivitetit kriminal dhe sjelljeve të tjera destabilizuese të vendit.

Për DASH dhe Departamentin e Thesarit sjellje të tilla korruptive e minojnë sundimin e ligjit dhe rritjen ekonomike, si dhe iu mohojnë njerëzve në këto vende mundësi dhe stabilitet.

Përveç këtyre personaliteteve ndalesë të hyrjes në Shtetet e Bashkuara kanë marrë edhe familjet e tyre.

Ndaj tyre është paralajmëruar edhe bllokimi i pasurisë dhe pronave.

/GazetaSinjali/