Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mirëpritur vendosjen e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Zvonko Veselinoviq.
Osmani tha se institucionet janë të përkushtuara ndaj sundimit të ligjit.
Ajo përmes një postimi në Twitter theksoi se do të bashkëpunojnë me ShBA-të që rajoni të mos bëhet parajsë e sigurt për grupet kriminale.
“I mirëpres sanksionet ndaj Veselinoviqit dhe grupit të tij të krimit të organizuar transnacional nga veriu i Kosovës. Institucionet janë plotësisht të përkushtuara ndaj sundimit të ligjit dhe do të bashkëpunojnë me Shtetet Bashkuara të Amerikës për të siguruar që rajoni ynë të mos bëhet një parajsë e sigurt për grupe të tilla kriminale”.
Zvonko Veselinoviq, njihet si një nga bosët e krimit të organizuar në veriun e Kosovës./GazetaSinjali/