Ambasadori rus Vasily Nebenzya ka pohuar se forcat e Moskës kanë zbuluar prova të përpjekjeve për të mbuluar kërkimin e armëve biologjike nga Ukraina.
Nebenzya pretendoi se Ukraina kishte përdorur pandeminë e koronavirusit si një mbulesë për të çuar përpara kërkimin e saj dhe u tha delegatëve se vendi kishte kërkuar të përhapte armë biologjike duke infektuar zogjtë migrues dhe lakuriqët e natës.
Ai akuzoi gjithashtu SHBA-në për përpjekje për të krijuar armë biologjike që mund të synojnë grupe të veçanta etnike.
Ndërsa ambasadorja e SHBA, Linda Thomas-Greenfield, thotë se pretendimet janë një përpjekje për të “prodhuar një pretekst për sulm”.
“Rusia po përpiqet të përdorë këshillin e sigurisë për të legjitimuar dezinformimin dhe për të mashtruar njerëzit për të justifikuar luftën e zgjedhur të Presidentit Putin kundër popullit ukrainas,” tha ajo.