Gjatë fjalimit të saj në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Kamala Harris ka akuzuar gjithashtu Rusinë për krime kundër njerëzimit.
“Ne kemi shqyrtuar provat. Ne i dimë standardet ligjore. Dhe nuk ka dyshim se këto janë krime kundër njerëzimit. SHBA-ja ka përcaktuar zyrtarisht se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit”, tha zëvëndespresidetja e vendit.
Harris tha gjithashtu se SHBA do të vazhdojë të mbështesë hetimet ndërkombëtare për krimet e Rusisë në Ukrainë.
“Unë po ju drejtohem të gjithëve atyre që kanë kryer këto krime dhe eprorëve të tyre se do të mbajnë përgjegjësi,” theksoi Harris.