ShBA ka reaguar përmes një komunikate zyrtare pasi kryeministri Edi Rama, deklaroi se pas sulmit kibernetik ndaj institucioneve qeveritare shqiptare më 15 korrik, qëndron Republika Islamike e Iranit.
Në deklaratë, thuhet se Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin kibernetik dhe se Irani do të mbajë përgjegjësi.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm sulmin kibernetik të Iranit kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë. Ne i bashkohemi thirrjes së kryeministrit Rama që Irani të mbajë përgjegjësi për këtë incident të paprecedentë kibernetik. Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin veprime të mëtejshme për ta mbajtur Iranin përgjegjës për veprimet që kërcënojnë sigurinë e një aleati të SHBA-së dhe që krijojnë një precedent shqetësues për hapësirën kibernetike,” thuhet në deklaratë.