71 mijë e 600 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në SHBA.
Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i ri në shtetin më të goditur nga pandemia shkoi në mbi 3.64 milionë persona, shkruan “CNN”.
Ndërkohë totali i viktimave ka shkuar në 139 mijë e 266 persona, që është shifra më e lartë në botë.
Ekspertët thonë se shifrat e vërteta janë më të larta, sepse ka pasur njerëz që kanë vdekur para se të testohen dhe se personat me simptoma të lehta nuk janë testuar fare./Gazeta Sinjali/