image ShBA parashikon kohën se kur Rusia do ta përdorë forcën ushtarake kundër Ukrainës

Botë

ShBA parashikon kohën se kur Rusia do ta përdorë forcën ushtarake kundër Ukrainës

news image

Nga mesi i shkurtit, sipas nënsekretares amerikane, Rusia do të përdorë forcë ushtarake ndaj Ukrainës.

Nuk kam ide nëse ai e ka marrë vendimin përfundimtar, por ne qartazi i shohim të gjithë treguesit se ai do ta përdorë forcën ushtarake dikur ndoshta mes kohës së tanishme dhe mesit të shkurtit”, tha Wendy Sherman.

Ajo u takua në fillim të muajit me homologun rus. Sherman dhe pala ruse u munduan që të gjejnë një zgjidhje për krizën mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sherman tha Putini mund t’i përdorë Lojërat Olimpike që do të mbahen në Pekin si moment për pushtimin e Ukrainës.

Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se Lojërat Olimpike të Pekinit fillojnë më 4 shkurt, ceremonia hapëse, dhe Presidenti Putin pritet të jetë atje. Mendoj se ndoshta Presidenti Xi Jinping (i Kinës) nuk do të ishte i mahnitur, nëse Putini do ta zgjidhte atë moment për ta pushtuar Ukrainën, prandaj kjo mund të ndikojë në kohën dhe në mendimet e tij”, shtoi ajo.

/GazetaSinjali/