Këshilltari për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, tha se Shtetet e Bashkuara do të vendosin “pasoja të përshtatshme” ndaj Rusisë.
Lajmi për vdekjen e gazetarit amerikan, Brent Renaud në Ukrainë, sipas tij ishte “shokues dhe i tmerrshëm”.
Ai tha se zyrtarët amerikanë po konsultohen me zyrtarët ukrainas për të përcaktuar se si ndodhi vrasja e gazetarit.