Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka thënë të dielën se ShBA është duke punuar me aleatët e saj nga Evropa për të parë mundësinë e ndalimit të importeve të naftës ruse.
“Kur bëhet fjalë për naftën, naftën ruse, kam biseduar dje në telefon me presidentin por edhe me pjesëtarë të tjerë të kabinetit pikërisht rreth kësaj çështjeje”, ka deklaruar Blinken.
Tutje, ai ka thënë se janë duke biseduar me aleatët evropian.
“Tani ne po bisedojmë me aleatët tonë evropian për të parë në mënyrë të koordinuar perspektivën e ndalimit të importit të naftës ruse duke u siguruar që ka ende një furnizim të përshtatshëm me naftë në tregjet botërore…Ky është një diskutim shumë aktiv edhe tani sa po flasim”, tha ai për CNN.
Tashmë ShBA ka vendosur një numër sanksionesh kundër Rusisë dhe presidentit të saj, Vladimir Putin, që prej kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës. /GazetaSinjali/