image SHBA njeh gjenocidin armen, mbështet sanksionet ndaj Turqisë

Politikë

Vendim/ SHBA njeh gjenocidin armen, mbështet sanksionet ndaj Turqisë

news image

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së votoi me shumicë votash të martën për t`i njohur vrasjet masive të armenëve një shekull më parë si gjenocid, votë kjo simbolike por historike e denoncuar menjëherë nga Turqia.

Shtëpia e kontrolluar nga Demokratët votoi me 405-11 në favor të një rezolute që pohonte se është politikë e SHBA-së për të përkujtuar si gjenocid vrasjen e 1.5 milion armenëve nga Perandoria Osmane nga 1915 deri në vitin 1923.Perandoria Osmane ishte e përqendruar në Turqinë e sotme, shruan Gazeta Sinjali.

Votimi shënoi heren e parë në 35 vjet që një legjislacion i tillë u konsiderua me shumicë të plotë, duke nënvizuar zhgënjimin e përhapur në Kongres me qeverinë turke, si nga demokratët, ashtu edhe nga republikanët e Presidentit Donald Trump.

Menjëherë pas votimit për genocidin armen, ligjvënësit e Shtëpisë nga të dyja palët gjithashtu mbështetën me shumicë legjislacionin që i bënë thirrje presidentit Trump të vendosë sanksione ndaj Turqisë për ofensivën e saj në veri të Sirisë, një veprim tjetër që ka të ngjarë të ndezë marrëdhëniet me aleatin e NATO-s Turqi.

Turqia pranon që shumë armenë që jetonin në Perandorinë Osmane u vranë në përleshje me forcat osmane gjatë Luftës së Parë Botërore, por kundërshton shifrat dhe mohon se vrasjet ishin orkestruar në mënyrë sistematike dhe përbëjnë një genocid.

Ankaraja e shikon përfshirjen e huaj në këtë çështje si një kërcënim për sovranitetin e saj.

Për dekada të tëra, masat që njohin genocidin armen kanë ngecur në Kongres, të nxitura nga shqetësimet se mund të komplikojnë marrëdhëniet me Turqinë dhe lobimin intensiv nga qeveria e Ankarasë. /Gazeta Sinjali/