Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila po mbahet në New York, përfaqësuesi i ShBA ka thënë se UNMIK e ka tejkaluar misionin e vet.
Si i tillë, përfaqësuesi amerikan ka kërkuar nga Këshilli që UNMIK të përmbyllet, pasi thotë se Kosova i ka përforcuar institucionet e veta.
“SHBA mbështet Kosovën dhe rrugën evropiane të saj si dhe integrimin euroatlantik. Përmes dialogut, Kosova dhe Serbia kanë miratuar një udhërrëfyes për energjinë. Ne inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që të shmangin retorikën nxitëse. Dialogu i udhëhequr nga BE vazhdon të jetë mekanizmi për të pajtuar çështjet mes dy vendeve. UNMIK e ka tejkaluar misionin e vet.
Ka pasur rol kritik në të kaluarën, megjithatë Kosova ka përforcuar institucionet e veta për të marrë përgjegjësitë që kanë qenë të UNMIK-ut. Jemi të zhgënjyer që Këshilli s’ka lëvizur me përmbylljen e UNMIK-ut”, ka thënë ai.