Sot, Shtetet e Bashkuara, përmes USAID paralajmëruan ndihmë urgjente Kosovës në vlerë prej 2.5 milionë dollarë amerikanë për COVID-19.
Bëhet e ditur se kjo ndihmë do të sigurojë mbështetje gjithëpërfshirëse në realizimin e vaksinimit kundër COVID-19, duke ndihmuar përpjekjet për të promovuar pranueshmërinë dhe qasshmërinë e vaksinave të sigurta COVID-19 tek të gjitha popullatat e kualifikueshme për t’u vaksinuar dhe se do të forcojë sistemin shëndetësor në tërësi duke përfshirë zëvendësimin e sistemit të zinxhirit të ftohtë.
“Kjo ndihmë është një donacion zemërgjerë nga populli amerikan për popullin e Kosovës. Nuk janë vaksinat si të tilla ato që do të ndalojnë virusin, por është vaksinimi me to. Prandaj, vendosni maskat, përvilni mëngët dhe bëni atë që duhet bërë për të siguruar se si ju vetë ashtu edhe të dashurit tuaj të jeni të mbrojtur“.
“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të luftuar këtë virus tinëzar së bashku me partnerët tanë, që do të thotë me ju. Bashkërisht, ne mund ta luftojmë këtë virus dhe të ndalojmë përhapjen e COVID-19”, tha Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi./GazetaSinjali/